Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka zhvilluar sot një vizitë në komunën e Leposaviqit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune Lulzim Hetemi.
Hajdari tha se u nënshkrua edhe marrëveshja ndërmjet Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) dhe komunës së Leposaviqit, e cila mundëson që tash e tutje bizneset e reja të regjistrohen dhe të marrin shërbime tjera në zyrën e ARBK-së, në komunën e Leposaviqit.
Përveç kësaj, ministrja Hajdari tha se në komunë të Leposaviqit, së shpejti do të vendosën edhe inspektorët e tregut nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, të cilët do të kontribuojnë në shtrirjen e mbikqyrjes së tregut në veri të vendit tonë.


