Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka nisur kampanja për përzgjedhjen e mjekut tuaj familjar brenda zonës së banimit.
Sipas kësaj, do të krijohet lista e pacientëve për mjekun familjar për kujdesin e parë shëndetësor.
“Ky plan do të fillojë në katër komuna: Prishtinë (QMF-5- Ulpianë dhe QMF-6- Bregu i Dellit), Prizren, Lipjan dhe Istog. Pas periudhës testuese, plani do të shtrihet në të gjitha komunat e vendit”, thuhet në njoftim.