KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Vitia: Mjekësia familjare është zemra dhe skeleti i sistemit shëndetësor
Shëndetësi

Ministri Vitia: Mjekësia familjare është zemra dhe skeleti i sistemit shëndetësor

Kosova News
Kosova News 14:43 -19/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mjeku familjar është personi kryesor që njeh gjendjen e përgjithshme shëndetësore dhe ka vëzhguar për së afërmi pacientin. Këto të dhëna janë bazament dhe garanci për të ardhmen për evidentimin dhe trajtimin e sëmundjeve të pacientëve me qëllim të preventives dhe mbrojtjes sa më efektive në rastet kur shëndeti i tyre rrezikohet.

Kështu tha sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në shënimin e Ditës Botërore të Mjekëve familjarë.

Ai theksoi se Qendrat e Mjekësisë Familjare janë adresa e parë e qytetarëve për shëndetin e tyre, ndërsa roli i ekipeve të kujdesit parësor për ofrimin e shërbimeve shëndetësore është i një rëndësie të veçantë.

“Kjo u dëshmua edhe në ballafaqimin me pandeminë Covid-19 kur kontributi i mjekut familjar ishte vendimtar”.

Më tej, ministri ka theksuar se MSh në politikat e saj, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë Kujdesit Parësor Shëndetësor.

“Me qëllim të zgjerimit të gamës së shërbimeve dhe ngritjes së cilësisë, nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë janë ndarë 3.4 milionë euro për vizitat në shtëpi për kujdes ndaj nënës dhe fëmijës. Për vizitat në shtëpi për kujdesin paliativ, janë ndarë 2.2 milionë euro. Gjithashtu, janë siguruar pajisjet për shërbimin akut emergjent në 34 komuna.  Janë ndarë 2.4 milionë euro për 299 pozita të mjekëve, ndërsa koeficienti i ri më së miri e ka adresuar dhe ka rritur nivelin e rrogave të personeli shëndetësor. Si mjek dhe ministër i Shëndetësisë, kisha dashur të ishin akoma më të larta. Mirëpo, kjo kategori ka përfituar pagat më të larta nga ky koeficient, ndërsa profesionistët shëndetësor në Kosovë sot gëzojnë pagat më dinjitoze në rajon, në sektorin publik”.

Ministri Vitia tha se “jemi të përkushtuar që përveç përmirësimit të kushteve, qoftë në aspektin infrastrukturor por edhe sigurimin e mjeteve të reja të punës, të bashkëbisedojmë edhe për incentiva tjera për krijimin e kushteve sa më të mira për punëtorët shëndetësorë”.

Ai theksoi faktin se gjatë vitit 2023 është dyfishuar buxheti për Listë të Barnave Esenciale për Kujdesin Parësor Shëndetësor, nga 11 milionë në 21 milionë euro me qëllim të lehtësimit të jetës së qytetarëve që është qëllimi kryesor i të gjithë neve. “Jemi përkujdesur që institucionet e kujdesit parësor shëndetësore të furnizohen me insulina sipas planifikimit, ndërsa niveli i furnizimit me insulina ka qenë 100%”.

Ai ka folur edhe për konkursin e specializimeve. “Me qëllim të planifikimit të mirëfilltë dhe afatgjatë të profileve profesionale shëndetësorë, në konkursin e hapur për shkollimin specialistik, një numër i konsiderueshëm është hapur pikërisht për profilin e mjekëve familjarë gjë që dëshmon edhe përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë për forcimin e resurseve humane në përputhje me strategjinë e zhvillimit të sistemit të shëndetësisë”.

Shërbimet cilësore shëndetësore dhe besimi i pacientëve tanë janë qëllimi ynë kryesor, theksoi ministri Vitia në shënimin e kësaj dite.

Në këtë aktivitet, të pranishmëve u është drejtuar edhe kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu që ka theksuar rëndësinë e rolit të mjekut familjar në kuadër të sistemit shëndetësor.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 19/05/2023 19/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Britania e Madhe dhe SHBA: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore
08:50 -20/06/2025
Moti sot me diell
08:33 -20/06/2025
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?