KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Murati demanton disa medie: Asnjë kategori nuk është larguar nga subvencioni i energjisë – Lajmet e rreme nuk kalojnë!
Lajme

Ministri Murati demanton disa medie: Asnjë kategori nuk është larguar nga subvencioni i energjisë – Lajmet e rreme nuk kalojnë!

Kosova News
Kosova News 13:52 -19/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i ka demantuar lajmet e disa medieve që raportuan se Qeveria e Kosovës i ka përjashtuar nga subvencionimi i energjisë eektrike kategoritë e dala nga lufta.

Madje jo kategorisë e luftës, por ministri Murati pohon se është e pavërtetë që Qeveria ka përjashtuar ndonjë kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike.

“Përkundrazi, me programin e ri synimi është që të zgjerohet lista e familjeve që mbështeten, si dhe subvencionimi të jetë në bazë të të ardhurave, pra sa më pak të ardhura, aq më i lartë subvencionimi. Programi i ri është në fazën e pilotimit, dhe kemi paraparë edhe një fazë/grup aplikimesh ku pritet të trajtohen sfidat që kemi hasur gjatë fazës/grupit të parë”, ka shkruar Murati në rrjetin social.

Ai tha se si ministri, kanë lëshuar komunikata me sqarimet e nevojshme, por, se sa u është dhënë jehonë nga disa prej mediave, është për t’u diskutuar.

“Pikërisht për këtë e kishte fjalën Kryeministri para ca ditësh kur tha se masat dhe veprimet e Qeverisë nuk po përçohen si informata te qytetarët nga disa media.

Një tjetër argument i thënë në këtë lajm e që nuk qëndron ishte se invalidët e luftës përjashtohen me automatizëm sepse pensioni i tyre është së paku 225 euro, dhe kësisoj e tejkalojnë nivelin e përcaktuar prej 150 euro për kualifikim.  Së pari, siç edhe mund të shihet në vendim , të ardhurat nga pensionet invalidore janë të përjashtuara nga llogaritja, dhe rrjedhimisht nuk përjashtohet askush për shkak se merr pension invalidor.

Por edhe nëse dikush ka të ardhura tjera nga biznesi apo nga paga, atëherë ato të ardhura përllogariten dhe përpjestohen me numrin e anëtarëve të familjes dhe përderisa mesatarja për anëtar është më pak se 150 euro/muaj, atëherë familja kualifikohet për subvencionim. Shembull: një veteran invalid i luftës, përveç pensionit mund të ketë të ardhura nga paga 400 euro/muaj, por nëse janë 5 anëtarë të familjes, atëherë mesatarja për anëtar i bie 80 euro/muaj, e që është nën tavanin prej 150 euro/muaj, dhe rrjedhimisht kualifikohet për subvencionim”, ka shkruar në reagimin e tij ministri Murati.

Ndërsa sa i përket programit, ministri Murati tha se është një program i zgjeruar i mbështetjes dhe sivjet është në fazën e pilotimit, dhe normalisht që do të ketë sfida gjatë implementimit. Prandaj edhe aplikimin e trajtimin e kemi bërë në disa grupe/faza.

“Në grupin e parë kanë aplikuar afër 50 mijë familje, mirëpo një numër i konsiderueshëm i aplikimeve kanë gabime në shifrën e njehsorit, ose gjatë plotësimit të të dhënave tjera. Prandaj nevojitet që të ripërsërisin aplikimin me grupin e dytë, që do ta hapim së shpejti”.

Gjithashtu, Murati shtoi se nga të dhënat kanë kuptuar që një numër i konsiderueshëm i familjeve që kanë përfituar nga subvencionimi në të kaluarën, nuk kanë aplikuar fare.

“Kjo len të kuptohet që informata nuk ka arritur te të gjithë, dhe do të synojmë që ta përmirësojmë këtë përgjatë grupit të dytë.

Prandaj kërkojmë edhe mirëkuptimin e qytetarëve, por edhe të mediave, përfshirë edhe median e përmendur në këtë postim, që bashkërisht të bëjmë më të mirën e mundshme sa i përket informimit dhe lehtësimit të procesit”.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 19/12/2023 19/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?