KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri i Mbrojtjes: Finlanda mund të anëtarësohet në NATO para Suedisë
Botë

Ministri i Mbrojtjes: Finlanda mund të anëtarësohet në NATO para Suedisë

Kosova News
Kosova News 18:25 -18/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Mikko Savola, tha më 18 shkurt se vendi i tij do t’i bashkohet NATO-s pa e pritur Suedinë, nëse pranimi i fqinjit nordik pengohet nga qeveria turke.

Ai i tha Associated Press se Finlanda do të preferonte që të dy vendet t’i bashkoheshin Aleancës së bashku, por nuk do ta pengonte procesin nëse Turqia vendos ta ratifikojë kërkesën për Finlandën, por jo edhe për Suedinë, ashtu siç ka paralajmëruar.

“Jo, jo. Pastaj ne do të bashkohemi”, tha Savola në një intervistë në margjinat e një konference të sigurisë në Mynih.

Parlamentet e të 30 anëtarëve të aleancës ushtarake duhet të ratifikojnë zyrtarisht kërkesën e Finlandës dhe Suedisë përpara se ato të pranohen në Aleancë. Turqia dhe Hungaria janë dy anëtarët e vetëm të NATO-s që nuk e kanë bërë këtë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha në fund të janarit se Ankaraja mund ta pranojë anëtarësimin e Finlandës, pa Suedinë.

Turqia – si vend anëtar i aleancës me të drejtë vetoje – ka shtyrë për kohë të pacaktuar bisedimet e anëtarësimit.

Ankaraja ka refuzuar që të ratifikojë aplikimet e këtyre dy shteteve për në NATO, pikë së pari për shkak të refuzimit të Suedisë që të ekstradojë dhjetëra të dyshuar, që Turqia pretendon se janë të lidhur me luftëtarët kurdë dhe me puçin e dështuar të vitit 2016.

Suedia ka diasporë më të madhe kurde sesa Finlanda dhe ka më shumë mospajtime me Ankaranë.

Ankaraja po ashtu ka shprehur zemërim për vendimin e policisë suedeze që të lejojë një protestë, ku një ekstremist i krahut të djathtë dogji një kopje të Kuranit para Ambasadës turke në Stokholm më herët gjatë këtij muaji, raporton rel.

Gjithashtu, Turqia ka shprehur zemërim lidhur me vendimin e gjyqësorit suedez që nuk ka ngritur aktakuzë ndaj një grupi pro-kurd që vari kokëposhtë një manekin që i ngjasonte Erdoganit para ndërtesës së një gjykate në Stokholm.

Suedia është aleati më i afërt mbrojtës i Finlandës. Në rast të një konflikti me Rusinë, me të cilën Finlanda ndan një kufi prej 1.300 km NATO-s do t’i duhej territori suedez për të ndihmuar Finlandën të mbrohej.

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Kosova News 18/02/2023 18/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?