Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka uruar fitoren e katërfishtë të Kosovës në Evopianin e xhudos.
“Me kampionët e zemrave tona”, ka shkruar ai duke shpërndarë fotografi me xhudistët.
Akil Gjakova ka fituar Medaljen e Artë, ndërkaq pas Dardan Cenës dhe Nora Gjakovës medajlen e bronztë e ka fituar edhe Distria Krasniqi.
Për herë të parë në histori, Kosova ishte nikoqir Kampionatit Evropian të hapur të xhudos. Pallati i Rinisë dhe Sportit në kryeqytet sot ka qenë arenë e xhudistëve më të mirë evropianë.



