Ministri Aliu, së bashku me kryetarin e Komunës, së Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi ,i kanë vizituar disa nga projektet e shumta të MMPHI-së në Kamenicë.
“Bashkë me Kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, vizituam sot disa nga projektet e shumta të MMPHI-së në Kamenicë.
Pamë nga afër punimet në rrugët e brezit kufitar, ku do të ndërtohen plot 35 km rrugë, përkatesisht pamë rrugët Zhujë-Shahiq dhe Shahiq-Lisockë. Vizituam edhe disa projekte të përfunduara, si ai i rrugës Berivojcë-Topanicë-Koretin, një rrugë mjaft e rëndësishme për këtë zonë”, ka thënë ministri Aliu në një postim në profilin e tij në Facebook.
Sipas ministrit Aliu, rëndësi të veçantë në këtë Komunë kanë edhe investimet në mjedis ,siç është hartimi i projektit detal i digës së Desivojcës.


