KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Migrimi rrit mungesën e punëtorëve, bizneset angazhojnë të pensionuarit
Ekonomi

Migrimi rrit mungesën e punëtorëve, bizneset angazhojnë të pensionuarit

Kosova News
Kosova News 11:37 -24/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mungesa e punëtorëve  në  Kosovë si pasojë e migrimit të të rinjve,  po i detyron bizneset  që  të marrin punëtorë madje edhe të pensionuar.  Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Ai tutje ka thënë  se qeveria nuk po krijon kushte për të rinjtë në Kosovë,  punëtorët e kanë humbur vullnetin dhe sigurinë dhe i vetmi orientim që shohin është të dalin sa më parë jashtë.

Sindikata e  Pavarur e Sektorit Privat, kishte paralajmëruar qysh para pesë viteve që do të ketë mungesë të punëtorëve në Kosovë si rezultat i pagesës së ultë që u bëhet nga punëdhënësit në Kosovë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se në shumë kompani që kanë vizituar, kanë parë që punojnë  persona që kanë kaluar në pension. Sipas tij, kjo vjen si pasojë e mungesës së punëtorëve ngase të rinjtë kanë emigruar jashtë vendit për një pagë më të mirë.

“Është bërë një ngritje e pagave simbolike e për të cilën ne nuk jemi të kënaqur, sepse me ngritjen e çmimeve tani në gjendjen që jemi, kjo paga minimale duhet të jetë minimumi 500 euro. Kompanitë po i rrisin tani për shkak të mungesës së punëtorëve dhe po mundohen  t’i joshim punëtorët sadopak që të kenë një siguri për punët që i kryejnë”, ka theksuar Azemi.   

Ai tutje thotë së që nga paslufta e deri me tash asnjë qeveri nuk i ka  kushtuar kujdes  të mjaftueshëm implementimit të ligjeve që kanë të bëjnë me raportet punëdhënës e punëmarrës. Qeveritë nuk kanë krijuar një siguri për punëtorët ne Kosovë.

“I kemi bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta bëjmë një mini-program, që të dalim bashkërisht dhe t’u ofrojmë kushte punëtorëve të sektorit privat në Kosovë  e që paga minimale të jetë 500 euro dhe njëkohësisht të ketë mbikëqyrje të rreptë  nga inspektorati dhe sindikata. Kompanitë tani për tani edhe nëse 1 mijë euro ua ofrojnë punëtorëve, ata e kanë humbur vullnetin dhe sigurinë dhe i vetmi orientim që shohin, është të dalin sa më parë jashtë”, ka shtuar Azemi.

Petrit Reqica, nga Shoqata e Gastronomeve, thotë se mungesa e punëtorëve është vërejtur qysh para pandemisë, e tash ka edhe më shumë mungesë të punëtorëve, ani pse pagat janë rritur.

“Problemi i stafit në gastronomi ka filluar qysh para kohës së pandemisë. Qysh atëherë ka filluar rritja e pagave, por tani pandemia na i prishi të gjitha matematikat me punë e me organizim, e tash mungesa e punëtorëve ka filluar të shfaqet edhe më shumë”, ka thënë Reqica për Radio Kosovën.

Ai tutje thotë se janë shumë arsye që po ndikojnë në mungesën e punëtorëve, edhe pse kohët e fundit pagat janë rritur.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Kosova News 24/08/2022 24/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?