KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Messi vazhdon të impresionojë, pesë asistime e një gol
Sport

Messi vazhdon të impresionojë, pesë asistime e një gol

Kosova News
Kosova News 10:39 -05/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lionel Messi po vazhdon të impresionojë me paraqitje në fushë. Të dielën ai kontribuoi në plot gjashtë gola në fitoren 6:2 të Inter Miamit ndaj New York Red Bulls.

Dhe gjithë këtë kontribut e dha në pjesën e dytë. Inter Miami ishte duke humbur 1:0 pas pjesës së parë, por shkatërroi New Yorkun në pjesën e dytë. Ndeshja i takoi ligës MLS të  SHBA-së, ku Messi shkruan histori thuajse në secilën ndeshje.

Argjentinasi Messi asistimin e parë e bëri në minutën e 48-të, ndërsa menjëherë në minutën e 50-të realizoi gol me asistim të Luis Suarezit. 

Më pas Messi i rreshtoi pesë asistime, tri prej tyre për Suarezin, që ndeshjen e përfundoi me “hat-trick”. Dy gola të tjerë i shënoi  Matias Rojas.

Kështu Messi ka vendosur rekord të MLS-së sa i takon asistimeve në një ndeshje të vetme – plot pesë.

Po ashtu vendosi rekord për kontribut në gola në një ndeshje të vetme të MLS-së – gjashtë.

Shifrat e Messit në SHBA janë të jashtëzakonshme. Këtë edicion në tetë paraqitje në ligë i ka plot dhjetë gola e 13 asistime.

“Leo bëri diçka historike sonte me pesë asistime dhe një gol. Por nuk mund të harroj tre golat e Suarezit dhe dy golat e Rojas. Goli i parë i Rojas ishte i mahnitshëm. Por për shkak të aspektit teknik të Leos gjatë asistimit, do të zgjidhja si të pëlqyer golin e Suarezit”, ka thënë trajneri i Inter Miamit, Tata Martino.

Messi mungoi në disa ndeshje gjatë marsit dhe në fillim të prillit për shkak të një lëndimi. Por u kthye shumë fuqishëm.

“Messi kishte ndeshje të jashtëzakonshme në Barcelonë gjatë kohës time atje. Por po ashtu mbaj mend gjysmëfinalen me Paraguain në Copa America në Kili, ku nuk shënoi gol, por sërish ishte më i miri në fushë. Në Barcelonë ishte një ndeshje ku ishim duke pësuar 2:0 dhe më pas fituam 3:2 falë shënimeve të tij. Ishte një tjetër ku pësonim 1:0 dhe më pas Messi shënoi tri gola dhe fituan 4:1 ndaj Sevillas. Ai gjithnjë bën diçka të re. Të përfshihesh në gjashtë gola në fitore 6:2 të ekipit është diçka që vështirë do të shihet sërish”, ka shtuar Tata Martino.

Messi e Suarez ishin bashkëlojtarë te Barcelona dhe tani po bashkëpunojnë shumë mirë tek Inter Miami. Messi dy rekorde të ligës amerikane i kishte vendosur edhe javën e kaluar.

“Bashkëpunimi në pjesën e dytë mes Messit dhe Suarezit ka funksionuar mirë, si në kohërat e vjetra. Kur gjejnë njëri-tjetrin, ekipi është në gjendje të kthehet në lojë. Dhe kur gjejmë hapësirë, ata kanë ndikim të madh në lojë, ka theksuar Martino.

Shumë kanë menduar se me transferim në SHBA, karriera e 36-vjeçarit po përfundonte. Por superylli vazhdon të shfaq magji në fushën e blertë.

Gjithashtu lexoni:

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale

Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme

Sonte Francë-Angli, sfida për vendin e tretë

Kosova News 05/05/2024 05/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
20:59 -20/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?