KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mehaj uron Krishtlindjen: Paqja mbretëroftë gjithmonë në familjet dhe zemrat e juaja
Politikë

Mehaj uron Krishtlindjen: Paqja mbretëroftë gjithmonë në familjet dhe zemrat e juaja

Kosova News
Kosova News 11:18 -24/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët katolikë.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Krishtlindja është një moment i veçantë për reflektim, mirënjohje dhe falënderim për të gjithë të mirat.

“Vëllezër e motra, bashkëkombës e bashkëqytetarë të besimit të krishterë. Krishtlindjet janë mishërimi i shpresës, gëzimit dhe inkurajimit për më të mirën. Pas rrugëtimit të përbashkët që nga krishtlindjet e kaluara, është momenti i veçantë për reflektim, mirënjohje dhe falënderim për gjitha të mirat që kemi për dhe me njëri-tjetrin”, ka shkruar Mehaj në Facebook.“Krishtlindjet do të jenë gjithmonë për aq kohë sa ne qëndrojmë zemër më zemër dhe dorë për dorë, si vëllezër e motra të një gjaku sepse shqiptarinë e kemi bashkë”, ka shtuar ai.

Ai tha se një urim i veçantë shkon edhe për gjithë ushtarakët dhe zyrtarët e ministrive dhe ushtarakët e forcave të vendeve partnere të besimit të krishterë, bashkë me urimin për djemtë dhe vashat tona që janë në shërbim diplomatik, operacione, shkollime e trajnime  jashtë vendit.Në këtë ditë feste, Mehaj tha se urimet bashkë me mirënjohjen dhe vlerësimin e veçantë u dërgon policëve, heronjve dhe gardianëve të sigurisë së qytetarëve pa dallim.“Bekime të Zotit e mbarësi paçi gjithmonë bashkë me falënderimin dhe respektin e thellë për familjet tuaja dhe sakrificën në misionin tuaj për ne. Gëzuar Krishtlindjet e paqja mbretëroftë gjithmonë në familjet dhe zemrat e juaja!”, ka përfunduar Mehaj.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 24/12/2022 24/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?