KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mehaj takohet me homologun britanik, diskutojnë për investime në fushën e mbrojtjes
Politikë

Mehaj takohet me homologun britanik, diskutojnë për investime në fushën e mbrojtjes

Kosova News
Kosova News 18:56 -23/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim homologun britanik James Heappey.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, tha se në këtë takim diskutuan për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

“Në këtë takim, që përveçse dëshmon bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona, diskutuam pika të ndryshme me qëllim zgjerimin e këtij bashkëpunimi në fushën ushtarake, pjesëmarrjen në misione, stërvitje dhe trajnime të përbashkëta, si dhe shkollimin e kuadrove të reja ushtarake të FSK-së në Akademinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj tha se pas realizimit të suksesshëm të trajnimit të përbashkët në Ishujt Falkland shprehu gatishmërinë e FSK-së të marrë pjesë edhe në misione të tjera përkrah Forcave të Armatosura britanike.

“E po ashtu temë tjetër diskutimi ishte dhe investimi në industrinë e mbrojtjes dhe blerjen e pajisjeve ushtarake të cilat po bëhen përmes marrëveshjeve shtet me shtet, sipas standardeve të NATO-s dhe në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit”, përcjell KosovaNews.

Heappey, sipas Mehajt, vlerësoi lart ndihmën e ofruar nga Republika e Kosovës në evakuimin e refugjatëve ukrainas, e po ashtu mbështetjen e ofruar në trajnimin e ushtarakëve ukrainas në fushën e çminimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme.

Po ashtu, siç thotë Mehaj, Heappey ndër të tjerash theksoi se Kosova do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe në procesin e integrimit në organizatat ndërkombëtare, para së gjithash në BE dhe në NATO.

Gjithashtu lexoni:

Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës

Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë

IKSHPK-ja apelon për kujdes me ushqimin gjatë verës, rritet rreziku i helmimeve

Kosova News 23/05/2023 23/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Arrijnë në gjykatë pesë policët e përfshirë në rastin 27-vjeçarit në Lipjan
10:15 -09/07/2025
Komuna e Gjilanit mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh
09:50 -09/07/2025
Miftaraj: Në bazë të informatave që kemi, autopsia ka përcaktuar se Zejnullahu u ngulfat nga policia
09:39 -09/07/2025
Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan
09:22 -09/07/2025
Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës
08:36 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?