KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mediat boshnjake gozhdojnë Dodikun: i ashpër kundër vizitës së  Kurtit në Sarajevë ndërsa  pesë vite më parë vet i kishte dërguar ftesë  ish presidentit Thaçi
Politikë

Mediat boshnjake gozhdojnë Dodikun: i ashpër kundër vizitës së  Kurtit në Sarajevë ndërsa  pesë vite më parë vet i kishte dërguar ftesë  ish presidentit Thaçi

Kosova News
Kosova News 00:01 -06/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ka reaguar ashpër ndaj vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Sarajevë me ftesë të organizatës joqeveritare “Krug 99”. Por, pesë vjet më parë, Dodik nuk e kishte problem si kryetar i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, i kishte dërguar një ftesë për vizitë presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Siç shkruan media boshnjake “Klix.ba“, nga e mërkura (04.12.2024) ka pasur reagime të bujshme nga Milorad Dodik dhe partnerët, ministrat dhe bashkëpunëtorët e tij për shkak të udhëtimit të Kurtit në Sarajevë, ku ai ka mbërritur me ftesë të Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”, ku duhet të marrë pjesë edhe në një seancë të zgjeruar nesër në bashki.

Mirëpo, duhet t’i kujtojmë Dodikut, Kosharcit dhe Neshiqit e të tjerëve se pesë vjet më parë, në qershor 2019, Milorad Dodik, si kryetar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i dërgoi një ftesë zyrtare presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të vinte në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) që u mbajt atë vit në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Kam kënaqësinë që mund t’ju ftoj në një darkë për krerët e delegacioneve të organizuar nga Presidenca e Bosnjës e Hercegovinës më 8 korrik”, thuhej ndër të tjera në letrën – ftesë. Në fund të letrës, Dodik theksoi rolin e rëndësishëm të Hashim Thaçit në nivel ndërkombëtar dhe theksoi se ardhja personale e Thaçit në Sarajevë në konferencë do të kontribuojë ndjeshëm në përcaktimin e sfidave me të cilat përballet kontinenti.

Pasi opinioni mësoi për ftesën, kabineti i Dodikut u përpoq të justifikohej duke thënë se “aty nuk ishte ftuar si ‘president’ i Kosovës, por si Prishtinë”.

“Dhe në atë format është diçka që u përcaktua dhe u pranua nga vendet që nuk e njohën Kosovën. Siç ishin Serbia, Greqia, Rumania, Moldavia dhe Bosnja e Hercegovina. Ai u ftua si Prishtinë, si Prishtina le të vinte në fusnotë, nëse kjo nuk është problem për të”, tha Dodik.

Tani Dodik thotë se ardhja e Kurtit “do t’i komplikojë ndjeshëm gjërat në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Dhe sërish vlen të kujtojmë se Albin Kurti nuk është ftuar nga një kanton, entitet apo institucion shtetëror, por nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 06/12/2024 06/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?