KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbrojtja e ish-eprorëve të UÇK-së do të kërkojë shtyrje të afatit për të mbyllur çështjen e saj
Siguri

Mbrojtja e ish-eprorëve të UÇK-së do të kërkojë shtyrje të afatit për të mbyllur çështjen e saj

Kosova News
Kosova News 14:35 -02/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të kërkojë shtyrje të afatit për të përfunduar me dëshmitarët dhe për të dorëzuar dosjen paraprake. Katërmbëdhjetë nëntori ishte planifikuar datë për përfundimin me dëshmitarët ndërkaq, 22 dhjetori për të dorëzuar dosjen përfundimtare.

Pasi përfundoi dëshmia e Jock Covey të enjten më 2 tetor, avokati kryesor i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq tha se do të bëjnë një kërkesë për shtyrje të afatit.

“Desha të ju tregoja, pas konsultimit me anëtarët e tjerë nga pala mbrojtëse, që nuk do të jetë e mundur që ne të përfundojmë me datën 14 dhe për të dërguar edhe mocionet e tjera që na duhen, po ashtu edhe dosjen përfundimtare brenda datës 22 dhjetor. Pra, ne presim të bëjmë një kërkesë të përbashkët për ta shtyrë këtë afat, përpara se ta bëjmë këtë, do të thosha që kemi folur me prokurorinë dhe do të konsultohemi për të arritur një marrëveshje përpara se të mund të vijmë me kërkesën tonë për shtyrje të afatit”, tha Mishetiq.

Gjithashtu, për afatet foli edhe mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Rodney Dixon.

Mbetet një numër apelesh të cilat duhet të merren parasysh në kuadrin e provave të përbashkëta, dhe në kuadrin e asaj që do të pranohet. E kam fjalën për apelet që kanë të bëjnë lidhur me analizat mjeko ligjore, me përgjimet dhe me dëshmitarët, desha t’i përmend këto për të thënë që të gjitha duhet të merren parasysh kur bëhet fjalë për afatin kohor”, tha ai.

Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Deri më tash është dëgjuar dëshmia e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ajo e ish-këshilltarit ligjor të ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, dëshmia e ish-diplomatit britanik John Stewart Duncan, si dhe dëshmia e Jock Covey, zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së, Bernard Kushner më 1999.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Gjithashtu lexoni:

87 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2553 gjoba

Aksion i përbashkët në Gjilan dhe Viti: Kontrollohen 35 auto parkingje, evidentohen shkelje

FSK-ja merr pjesë në konferencën “European Partnership Flight”

Arrestohen tre persona, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milion euro

Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë

Kosova News 02/10/2025 02/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale
15:59 -18/07/2026
Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme
15:40 -18/07/2026
Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro
14:48 -18/07/2026
Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë
14:37 -18/07/2026
SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve
14:04 -18/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?