KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 500 serbë të veriut u pajisën me pasaportën e Republikës së Kosovës
Lajme

Mbi 500 serbë të veriut u pajisën me pasaportën e Republikës së Kosovës

Kosova News
Kosova News 20:28 -13/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Liberalizimi i vizave për Kosovën nga 1 janari, pothuajse e ka katër-fishuar numrin e qytetarëve nga komunat veriore të cilët janë pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës. Vetëm në muaj gusht-shtator-tetor të këtij viti, në katër komunat veriore të Kosovës, janë shpërndarë 531 pasaporta. Shumica e qytetarët serbë në Mitrovicën Veriore për RTV Dukagjini thanë se janë të interesuar të marrin pasaportën e Kosovës, për shkak se me të Serbisë nuk mund të lëvizin në asnjë vend të Evropës

Që nga viti 2009 qytetarët e Serbisë mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen.

Serbët e Kosovës përkundër që shumica kanë pasaportë serbe nuk mund të udhëtojnë pa viza në Evropë.

Me kërkesë të BE-së, Serbia është dashur të formojë një Administratë Koordinuese për lëshimin e pasaportave për ata që jetojnë në Kosovë.

Mbishkrimi “koordinaciona uprava” në pasaportën e serbëve të Kosovës është vula që ua pamundëson lirinë e lëvizjes në Evropë.

Liberalizimi i vizave për kosovarët, e ka shtuar interesin e tyre që të pajisen edhe me pasaportë të Republikës së Kosovës.

“Nuk kam. Nuk kam e as nuk e kam marr. Do ta marr. Nesër, pasnesër..”, ka thënë Miki, …, Qytetar i Mitrovicës Veriore.

“Nuk kam, nuk e kam marr ende. Do ta marr ndoshta. E kam te Beogradit, këtë që njihet si kordinacia”, u shpreh Stana Jovanoviq, Qytetare e Mitrovicës Veriore.

Ka edhe nga ata që janë të pa interesuar për këtë çështje, siq thonë për shkak të moshës.

“Nuk shkoj askund, më dhemb këmba. Asnjëherë nuk kam pasur pasaportë, nuk kam shkuar askund. Asnjëherë në jetë, vetëm letërnjoftim dhe kaq…”, thotë Slavica Vesiq, Qytetare e Mitrovicës Veriore.

Slavica Vesiq mund të hezitojë për pasaportën e Kosovës por jo edhe bashkombasit e saj që jetojnë në komunat veriore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, në tre muaj e fundit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak pothuajse është katërfishuar numri

Nga 1 gushti deri më 31 tetor sipas MBP-së, në komunat veriore janë shpërndarë 531 pasaporta. Në vitin 2022, për këtë periudhë ishin dhënë vetëm 163 pasaporta. Pra dallimi është 368 qytetarë më shumë këtë vit. Vetëm në Mitrovicën Veriore vjet janë marrë 119 pasaportë, ndërsa këtë vit për tre muaj 348.

Serbët në veri të Ibrit po shfaqin interesim edhe për fushatën fushatën për liberalizimin e regjimit të vizave të sponsorizuar nga Qeveria.

“Sot e përfunduam në Mitrovicën Veriore tash jemi rrugës për në Zveçan, ka interesim të qytetarëve. Zakonisht qytetarët po i informojmë mbi procesin se çka pas 1 janarit 2024, çka kanë drejt e çka nuk kanë të drejtë”, thotë Gëzim Dushi , Zyrtar për media në Qeveri.

Dushi tregon se nga bisedat me serbët lokal vërehet interesim për pasaportën kosovare, madje shumë prej të interesuarve tregojnë se tashmë po presin 1 janarin dhe vulën e parë në pasaportën e shtetit që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 13/11/2023 13/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?