KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 50 për qind e ujit s’është faturuar, humbjet komerciale arrijnë 20 milionë euro në vit
Ekonomi

Mbi 50 për qind e ujit s’është faturuar, humbjet komerciale arrijnë 20 milionë euro në vit

Kosova News
Kosova News 15:15 -22/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, drejtues të Autoritetit të Rregullatorit të Ujit (ARRU), kanë thënë se humbjet vjetore komerciale në sistemin e ujit janë rreth 20 milionë euro në vit.

Ata kanë vlerësuar se mbetet sfidues niveli i lartë i ujit të pa faturuar në vend dhe implementimi i ulët i investimeve në sektorin e ujit.

Drejtoresha e ARRU-së, Hajrije Morina, ka theksuar se përkundër që këtë vit, ka rënë niveli i ujit të pa faturuar për 2 për qind, ajo tha se ende mbetet shifër e lartë niveli i ujit të pa faturuar në 53 për qind.

“Dy çështje më problematike dhe më sfiduese në sektorin e ujit, janë niveli i lartë i ujit të pa faturuar dhe niveli i ulët i implementimit të investimeve nga të hyrat vetanake. Ujë i pa faturuar për vitin 2021 ka mbetur i njëjtë me vitin 2020 dhe realizimi i investimeve kapitale ka qenë në masën vetëm 37 për qind për ujërat për ujësjellës dhe 5 për qind për sistemet e kanalizimit… Ndërsa, ka shitje të ujit më të mëdha se që ka pasur. Në vitin 2021 janë shitur 135 litra për banor në ditë, tash kemi 141 litra për banor në ditë. Kjo si rrjedhojë ka ulur edhe nivelin e ujit të pa faturuar për 2 për qind dhe kjo është një ulje e lartë, në krahasim me 10 vjetët e fundit që ka qenë niveli pothuajse i njëjtë. Tash prej 55 për qind në 9 mujorin e këtij viti janë 53 për qind ujin e pa faturuar”, është shprehur Morina.

Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të performancës të ofruesve të shërbimit të ujit për vitin 2021 dhe raportit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, kryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka kërkuar nga ARRU-ja fokus më të lartë sa i përket shërbimit dhe cilësisë së ujit në këtë kohë kur ka vërshime.

Deputeti Shala po ashtu kërkoi prioritet më të lartë në fushën e investimeve në sektorin e ujit.

“Për kualitetin dhe cilësinë e shërbimit të ujit të jemi më të përkushtuar me intensitet të lartë ndaj situatës së krijuara veçanërisht tash në këtë fazë. Problemet e vërshimeve dhe ndikimet e saj në aspektin e furnizimit me ujë të pijes do të kemi telashe të natyrës së papritur”, ka theksuar Shala.

Derisa zëvendësdrejtori i ARRU-së, Abedin Azizi përmendi humbjet komerciale në sektorin e ujit brenda një viti, duke thënë se ato arrijnë në 20 milionë euro, deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka theksuar se nga humbjet prej 55 për qind, 30 për qind janë humbje komerciale.

“Nëse humbjet janë rreth 55 për qind, diku rreth 30 për qind janë humbje komerciale e pjesa tjetër janë humbje teknike. Prej 30 për qind të humbjeve komerciale, janë 20 milionë euro humbje komerciale në vit. Rrjedhimisht është ujë i cili vjedhjet për qëllime ekonomike operative, i cili nuk paguhet”, ka deklaruar Muja.

Në këtë raportim u përmenden edhe tarifat e ujit, që sipas Autoritetit mbesin ende të ulëta në vendin tonë.

Ndërsa, po në këtë komision, me kërkesë të auditorit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), me dyer të mbyllura për media, është mbajtur diskutimi lidhur me raportin e auditimit “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”. 

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 22/11/2022 22/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?