KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 2 mijë euro pagë mujore dhe afro gjysmë milionë euro pasuri, Ymer Ymeri thotë se nuk tërhiqen nga greva
Arsim

Mbi 2 mijë euro pagë mujore dhe afro gjysmë milionë euro pasuri, Ymer Ymeri thotë se nuk tërhiqen nga greva

Kosova News
Kosova News 18:00 -03/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Njeriu i që ka lidhje të ngushta me PDK-në dhe mbi 2 mijë euro të hyra mujore, Ymer Ymeri, si nënkryetar i Sindikatës e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), ka deklaruar se SBASHK-u nuk do të tërhiqet nga greva e nisur më 25 gusht, pavarësisht që Qeveria vendosi t’i ndajë nga 50 euro në muaj për secilin zyrtar publik nga shtatori deri në fund të vitit aktual fiskal.

“Çdo ndihmë që ndan kryeministri për punëtorët dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës e mirëpresim ndihmën, por kryeministri nuk është marrë fare me kërkesat tona. Ne kemi kërkuar rritje të pagës bazë deri në 100 euro deri në fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave. Vendimi i kryeministrit për pakon emergjente për shkak të inflacionit është i mirëseardhur, por nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të plotësimit të kërkesave tona kështu që deri në një vendim tjetër të plotësimit të kërkesave jemi në ato qëndrime dhe veprime sindikale që i kemi filluar me datën 25. Greva vazhdon sepse ai ka ofruar ndihma, nuk ka rritur paga”, ka thënë Ymeri, për Kohën

Sipas Agjencisë kundër Korrupsionit, Ymer Ymeri, për të cilin  KosovaNews, gjatë të së premtes kishte raportuar lidhur me lidhjet e ngushta të tij me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), posedon rrafsh 2 mijë e 397 euro të ardhura mujore nga institucione të ndryshme të Kosovës

Lexo edhe:

Ekskluzive! Përfaqësuesi i grevistëve të BSPK-së, ishte arrestuar në vitin e kaluar dhe ka aktakuzë për korrupsion

Si anëtar i anëtar i Bordit në Trust, Ymer Ymeri, përfiton gjithsej nga 1 mijë e 66 euro në muaj. Por, kjo nuk është puna e vetme e tij nëpër institucionet e Kosovës. Ai gjithashtu merr pagë prej 1 mijë e 75 euro nga SBASHKU, si Menaxher për Financa e Administratë, si dhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me dy pozita, me rreth 233 euro në muaj.

Të hyrat mujore të Ymer Ymerit, sipas Agjencisë kundër Korrupsionit

Përveç kësaj, pasuria e paluajtshme e Ymer Ymerit, duke i përfshirë tokat, banesat e shtëpinë, sipas Agjencisë kundër Korrupsionit, kushtojnë rrafsh 418 mijë 725 euro.

Pasuria e paluajtshme e Ymer Ymerit, , sipas Agjencisë kundër Korrupsionit

Gjatë ditës së djeshme, KosovaNews, kishte raportuar ekskluzivisht për lidhjet e ngushta të nënkryetarit të SBASHK-ut Ymer Ymerit me PDK-në

Sekretari i SBASHK-ut në lidhje të forta me PDK-në, bënte presione tek kolegët për votimin e vajzës së tij

Sipas Hulumtimit, Ymer Ymeri përgjatë shumë viteve ka bërë fushatë për PDK-në dhe ish-liderët e saj Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli si nëpër rrjete sociale po ashtu edhe me pjesëmarrje fizike nëpër fushata.

Ndërkaq, lidhja e Ymerit të SBASHK-ut me PDK-në kulmon në zgjedhjet lokale të vitit 2021 ku vajza e tij Valmire Ymer Ymeri kishte garuar për asambliste nga radhët e PDK-së./KosovaNews/

Lexo po ashtu:

Mal me shkelje ligjore në grevat e BSPK-së, KosovaNews siguron raportin e Inspektoratit

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

TAGGED: Albin Kurti, Hekuran Murati, SBASHK, ymer ymeri
Kosova News 03/09/2022 03/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?