KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sekretari i SBASHK-ut në lidhje të forta me PDK-në, bënte presione tek kolegët për votimin e vajzës së tij
Politikë

Sekretari i SBASHK-ut në lidhje të forta me PDK-në, bënte presione tek kolegët për votimin e vajzës së tij

Jeton Sopa
Jeton Sopa 13:07 -02/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka dy ditë që sistemi arsimor në Kosovë është paralizuar nga grevat e përgjithshme të cilat po organizohen nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) Krerët e kësaj sindikate po i bëjnë presion qeverisë me kërkesën e vetme që të ju rriten rrogat mësimdhënësve për 100 euro derisa ligji për pagat të hyjë në fuqi edhe pse me ligjin e ri pritet të ketë rritje të pagave dhe shumë përfitime tjera për këtë kategori.

E njëri ndër organizatorët e këtyre grevave është edhe sekretari i SBASHK-ut Ymer Ymeri i cili menaxhon financat e kësaj organizate e cila ka gjeneruar miliona euro përgjatë këtyre viteve. Në një hulumtim të KosovaNews Ymer Ymeri rezulton të jetë një aktivist i devotshëm i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai përgjatë shumë viteve ka bërë fushatë për PDK-në dhe ish-liderët e saj Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli si nëpër rrjete sociale po ashtu edhe me pjesëmarrje fizike. Madje në vitin 2016 Ymeri shihet duke marrë pjesë në konventën e PDK-së në kohën kur është zgjedhur kryetar i kësaj partie Kadri Veseli.

E, lidhja e sekretarit të SBASHK-ut me PDK-në kulmon në zgjedhjet lokale të vitit 2021 ku vajza e tij Valmire Ymer Ymeri kishte garuar për asambliste nga radhët e PDK-së. Me gjithë mbështetjen e që ia kishte bërë babai i saj, duke përdorë edhe rrjetet sociale, ajo nuk kishte arritur t’i fitonte votat e mjaftueshme për tu futur në asamble. Sipas burimeve të KosovaNews brenda SBASHK-ut në kohën e fushatës zgjedhore sekretari i kësaj sindikate kishte bërë presione dhe favore tek anëtarët e SBASHK-ut për ta votuar vajzën e tij dhe Partinë Demokratike të Kosovës -në.

Mal me shkelje ligjore në grevat e BSPK-së, KosovaNews siguron raportin e Inspektoratit

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

TAGGED: SBASHK, ymer ymeri
Jeton Sopa 03/09/2022 02/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?