Një spiun në Ambasadën britanike të Berlinit, i cili i shiti sekrete Rusisë, është dënuar me 13 vjet e dy muaj burgim.
David Smith, 58 vjeç, u përpoq të dëmtonte interesat e Britanisë duke kaluar detaje të ambasadës dhe stafit të saj për pagesa në para.
Duke e dënuar atë gjykata tha se Smithi “i kishte vënë njerëzit në rrezik maksimal”.
Policia e Mbretërisë së Bashkuar i ka përshkruar veprimet e Smith si “të pamatur dhe të rrezikshme”.
Ata kanë zbuluar se si spiuni u kap në një hetim “të shquar” që përfshin dy agjentë të rremë rusë që punonin për shërbimet britanike të sigurisë.


