Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka prangosur një 32-vjeçar në Pejë me iniciale R.I., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “mashtrim” me bileta.
Siç njofton policia të paktën 18 persona kishin rënë viktimë e mashtrimit.
Qytetarët kishin rezervuar bileta në të dy drejtime, vajte-ardhje, nga vende të ndryshme të Evropës për në Kosovë, por i dyshuari me qëllim të përfitimit personal, iu ka rezervuar bileta vetëm për një drejtim.
“Fillimisht të dielën e 7 korrikut ishin paraqitur tre persona si viktima të mashtrimit me bileta të udhëtimi, ndërsa më pas janë lajmëruar edhe 15 të tjerë. Tё njëjtit deklarojnë se në afate tё ndryshme kohore nё vitin 2022, gjatё sezonit veror kanё rezervuar bileta tё aeroplanit vajtje-ardhje pёr ta dhe familjarët e tyre nga shtete tё ndryshme tё Evropёs pёr nё Kosovё. I dyshuari tё njëjtit i ka vёnё nё lajthitje me qёllim të pёrfitimit personal, duke iu rezervuar bileta vetёm nё njerin drejtim ndёrsa paratё iu ka marrё qytetarёve pёr dy drejtimet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas fillimit tё hetimeve nga Stacioni Policor Pejё, i dyshuari R.I., nuk ka qenё i qasshëm dhe ndёrkohё të hënën e 8 korrikut nga familjarёt e tij ёshtё paraqitur si person i zhdukur.


