KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Vendimi për emërimin e ushtrueses së detyrës është i pavlefshëm
Arsim

MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Vendimi për emërimin e ushtrueses së detyrës është i pavlefshëm

Kosova News
Kosova News 17:34 -24/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Institutin Albanologjik, ku më 20 qershor 2025 nga Këshilli Drejtues është emëruar  ushtruese detyrës së  drejtoreshës Meliza Krasniqi , bashkëshortja e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, në një mbledhje që nuk kishte kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje.

Sipas MAShTI-t, mbledhja në fjalë është mbajtur në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik, e cila kërkon praninë e së paku katër prej pesë anëtarëve për të marrë vendime të vlefshme. Në këtë rast, ishin të pranishëm vetëm tre anëtarë, duke e bërë vendimin juridikisht të pavlefshëm.

“Institucione me rëndësi të veçantë kombëtare, siç është Instituti Albanologjik, nuk mund të shndërrohen në platforma për emërime të paligjshme apo përpjekje për shfrytëzim të pozitave për interesa personale apo politike,” thuhet në njoftimin zyrtar të MAShTI-t.

Ministria ka theksuar se për më shumë se një vit ka kërkuar shpalljen e konkursit për drejtor të rregullt të këtij institucioni, por ky proces është zvarritur në mënyrë të pajustifikueshme dhe ende nuk është përmbyllur.

Në këtë kontekst, MAShTI njofton se përmes Zyrës Ligjore do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të garantuar rikthimin e ligjshmërisë dhe për të siguruar zbatimin e rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj.

“MAShTI mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e rendit ligjor, funksionimin transparent dhe respektimin e normave akademike në të gjitha institucionet që veprojnë në fushën e arsimit dhe shkencës,” përfundon reagimi.

Ministria ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe unitet nga komuniteti akademik dhe publiku në ruajtjen e integritetit të jetës institucionale dhe vlerave kombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 24/06/2025 24/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?