Tre raste të kalimit të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose vijës së kufirit janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, në Dobërqan dhe Han të Elezit.
Në rrugën Stublinë–Dobërqan, Policia ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit është konstatuar se dy shtetase të Serbisë, njëra prej tyre vozitëse, kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës përmes rrugëve dytësore, jashtë vendkalimit kufitar.
Të dyja janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në procedurë të shpejtë para gjykatës.
Ndërkaq, në Han të Elezit, Policia ka ndaluar dy të mitur, shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në këmbë në territorin e Kosovës, nga fshati Bllacë.
Në konsultim me prokurorin, njëri prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt


