KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MASHTI përfiton grantin 600 mijë euro nga BEI Globale, për forcimin e arsimit në Kosovë
Arsim

MASHTI përfiton grantin 600 mijë euro nga BEI Globale, për forcimin e arsimit në Kosovë

Kosova News
Kosova News 12:19 -16/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

BEI Globale, dega e dedikuar e BEI-t për aktivitetet jashtë Bashkimit Evropian, i ka ofruar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë një grant me vlerë 600 mijë në formën e asistencës teknike.

“Ky është hapi i parë për një ndërhyrje më të gjerë të bankës në forcimin e sektorit të arsimit në Kosovë. Me këtë rast, BEI Globale do të ndihmojë në identifikimin e nevojave për përmirësim në arsimin e lartë në Kosovë. Mbështetja këshilluese do të ofrojë rekomandime për përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe standardeve të institucioneve publike të arsimit të lartë”, thuhet në nj njoftim nga MASHT-i.

MASHT vlerëson se ky është hapi i parë për zgjerimin, rinovimin dhe rehabilitimin e universiteteve të përzgjedhura publike dhe do të rezultojë në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.

Zëvendëspresidentja e BEI-t, Lilyana Pavlova, përgjegjëse për aktivitetet e Bankës në Ballkanin ki Perëndimor ka thënë se dega jonë e zhvillimit, BEI Globale, ka kontribuar në rritjen e mbështetjes teknike për projekte të reja dhe të qëndrueshme në rajon, në përputhje me standardet e BE-së.

Sipas saj, Granti i nënshkruar me partnerët tanë në Kosovë do të ndihmojë në ofrimin e udhëzimeve për zhvillimin e proceseve moderne arsimore dhe të infrastrukturës për secilin institucion të përfshirë në projekt.

Në këtë mënyrë, ka theksuar se granti do të kontribuojë në rritjen e përgjithshme ekonomike përmes fuqizimit të potencialit njerëzor dhe zhvillimit të shkathtësive për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës në mënyrë më efikase.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, Arbërie Nagavci ka thënë se kjo marrëveshje është dëshmi e mëtejshme e përkushtimit të EIB Global për të mbështetur Kosovën, drejt përmirësimeve në shkallë të gjerë në sektorin e arsimit.

Ajo ka theksuar se Infrastruktura dhe standardet e arsimit të lartë janë dy shtylla kyçe që përcaktojnë cilësinë e arsimit të ofruar dhe ky grant është një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar dhe avancuar sistemin tonë arsimor.

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati e ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka Kosova me BEI-n, si një nga partnerët kyç të zhvillimit në rrugën drejt integrimit në BE, dhe tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për ne.

Sipas tij, sektori i arsimit të lartë do të përfitojë nga rekomandimet e ekspertëve të angazhuar dhe kjo do t’i hapë rrugën prioritizimit të investimeve tepër të nevojshme në të ardhmen në infrastrukturën e arsimit të lartë.

Që prej vitit 2020, BEI Globale ka investuar 70 milionë euro në bizneset e vogla të Kosovës dhe në sektorin e mjedisit. Në vitin 2022, BEI Globale ofroi dy grante asistence teknike për Kosovën me vlerë 2,1 milionë euro.

Që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, BEI ka zhbllokuar 70 milionë euro për Kosovën për të mbështetur rimëkëmbjen më të shpejtë të bizneseve të vogla dhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza. Deri më sot, BEI ka dhënë 170 milionë euro për sektorin e arsimit në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 16/12/2022 16/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?