KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MASHT: Fillon fushata “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”
Arsim

MASHT: Fillon fushata “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”

Kosova News
Kosova News 16:35 -21/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT), e mbështetur nga Qeveria Gjermane, kanë filluar fushatën “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”.

Sipas njoftimit të MAShT-it, kjo fushatë bëhet me qëllim të ngritjes së vetëdijes në shoqëri, për ndikimin që ka arsimi dhe aftësimi profesional, në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit.

I ftuar në fushatë ishte dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka thënë se Kosova dhe Gjermania kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e arsimit. Ai ka folur dhhe për rëndësinë e arsimit dhe aftësimit profesional në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij të rastit ka thënë se popullsia e re kosovare është nja nga pasuritë më të mëdha, andaj  sipas tij, është detyrë dhe privilegj i tyre që t’i pajisin të rinjtë me mjetet dhe aftësitë e nevojshme për tregun dinamik të punës.

Kryeministri Kurti, ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me Qeverinë e Gjermanisë e thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërlidhjen e aftësimit profesional me tregun e punës.

“Me këtë rast, i ka ftuar prindërit që të inkurajojnë fëmijët e tyre për të ndjekur sistemin dual të mësimit, në mënyrë që të ndërtojnë këtë urë të qëndrueshme dhe të rëndësishme, si për shtetin dhe ekonominë, ashtu edhe për familjen dhe qytetarin.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti kërkoi që kjo fushatë të shërbejë për partneritetet, ku kompanitë do të shprehin dhe adresojnë interesat dhe nevojat e tyre te Ministria e Arsimit, por edhe te shkollat përkatëse në komunat e tyre”, thuhet në njoftimin e MAShT-it.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se arsimi dhe aftësimi profesional u jep zgjidhje dhe drejtim shumë ekonomive në botë dhe si i tillë, arsimi dual është një prej mënyrave përmes të cilave Kosova po ecë në hap me vendet e zhvilluara.

“Ministrja Nagavci tha se, koncepti i dualitetit i cili dikur shihej me pasiguri dhe rezerva, sot është kthyer në një vlerë sepse shoqëria njerëzore ka evoluar edhe përtej koncepteve të ngurta të së shkuarës dhe tash koncepti dual po shihet si dy pjesë të cilat e plotësojnë njëra-tjetrën”, thuhet në njoftim.

Nagavci ka thënë se Ministria e Arsimit në gjashtë muajt e fundit ka bërë një varg përgatitjesh për mbarëvajtjen e kësaj iniciative, përfshirë përgatitjen e konkurseve në kordinim me sektorin privat, DKA-të dhe shkollat profesionale, zhvillimin e formatit të kurikulave të arsimit dual, zhvillimin e kurrikulave për klasët 10, 11 dhe 12, organizimin e trajnimeve dhe mbështetjes profesionale për mësimdhënës, si dhe përgatitjen e dokumenteve pedagogjike të nevojshme për mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Ministrja i ka ftuar ndërmarrësit që të hapin dyert për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit që të përkrahin nxënësit në këtë rrugëtim, e në veçanti ftoi nxënësit që të shfrytëzojnë këto mundësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e tyre”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Mbi 20 mijë nxënës mbajnë orë të kodimit, kryeministri Kurti: Digjitalizimi në arsim, arsimi për punësim dhe zhvillim
Mësimi dual, kryeministri Kurti: Shkollat profesionale duhet të shihen si vlerë e shoqërisë

Gjithashtu lexoni:

Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, falënderon nga zemra Kryeministrin Kurti për ndarjen e 580 mijë eurove për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

Lushaku-Sadriu fajëson MASHTI-n dhe Nagavcin për rezultatet jo të mira në Testin e Arritshmërisë

Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë, jo të mira në Matematikë dhe në Kimi

Sot fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës

Kosova News 21/11/2023 21/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Dështon edhe përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvenditü
11:33 -11/07/2025
VV: Ligji për Amnistinë, kompromis i dëmshëm që amnestoi krimet serbe
11:28 -11/07/2025
Përfundon ekzaminimi, Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore
11:15 -11/07/2025
Keqpërdor kartelën bankare të viktimës, kryen pagesa mbi 14 mijë euro
10:51 -11/07/2025
I mituri në Shtime raporton se u dhunua nga një burrë
10:25 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?