Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar në Las Vegas, tre muaj pasi u fejuan sërish.
Çifti i njohur si ‘Bennifer’ u martuan të shtunën në Clark County, Nevada, dhe shkëmbyen betimet në një ceremoni të vogël.
Jennifer do të marrë gjithashtu mbiemrin e Affleck. Zyra e regjistrimit të Clark County tregon se ylli i popit do të ndryshojë emrin e saj në “Jennifer Affleck”.
Jennifer më vonë zbuloi se Beni i propozoi martesë kur ajo po bënte banjë, raporton DailyMail.
“A keni imagjinuar ndonjëherë se ëndrra juaj më e madhe mund të realizohej?” shkroi ajo.
“Natën e së shtunës, teksa isha në vendin tim të preferuar në tokë (në banjën me flluska), dashuria ime e bukur u ul në një gju dhe propozoi. Më zunë krejtësisht në pakujdesi dhe thjesht e pashë në sytë e tij duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë duke u përpjekur shumë për të kuptuar se pas 20 vitesh kjo po ndodhte përsëri, unë mbeta pa fjalë dhe ai tha: është po?”. Unë thashë PO sigurisht që është një PO”. Unë po buzëqeshja aq shumë dhe lotët më rridhnin në fytyrë, duke u ndjerë kaq tepër e lumtur dhe e plotë. Nuk ishte asgjë e zbukuruar, por ishte gjëja më romantike që mund të kisha imagjinuar ndonjëherë…vetëm një natë e qetë e së shtunës në shtëpi, dy njerëz që premtonin se do të ishin gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Dy njerëz shumë me fat.”, u shpreh ajo.


