KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Manxhuka shpallet i pafajshëm, tre aktivistët e tjerë të LVV-së dënohen me nga 6 muaj burgim
Lajme

Manxhuka shpallet i pafajshëm, tre aktivistët e tjerë të LVV-së dënohen me nga 6 muaj burgim

Kosova News
Kosova News 14:00 -07/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, është liruar nga akuza, ndërsa Egzon Azemi është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosje.

Fajtorë janë shpallur edhe Qerkin Elshani dhe Edi Zenelaj, të cilët janë dënuar me nga gjashtë muaj burgim.

Ky aktgjykim është shpallur të premten nga kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjykatësi Arben Hoti derisa të akuzuarit nuk ishin prezentë në seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Egzon Azemi është dënuar pasi vepra penale ndaj tij është ricilësuar nga “nxitja e urrejtjes dhe mosdurimit” në “kanosje”.

Qerkin Elshani është dënuar për kanosje, ndërsa Edi Zenelaj është shpallur fajtore për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, pasi vepra penale ndaj tij është ricilësuar nga “kanosja”.

Të akuzuarit, secili veç e veç, obligohen të paguajnë nga 100 euro për shpenzimet e procedurës penale dhe 100 euro të tjera për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 8 nëntor 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj Arlind Manxhukës, Egzon Azemit, Qerim Elshanit dhe Edi Zenelajt, të cilët ngarkohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja” dhe “Mxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Manxhuka dhe Azemi ngarkohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërkaq  Elshani dhe Zenalaj akuzohen për “Kanosje”.  Të njëjti po akuzohen se me dashje kanë kanosur të dëmtuarit, gjykatësin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special Mentor Bajraktari dhe prokurorin special Afrim Shefkiu.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit Manxhuka dhe Azemi më 28 dhjetor 2022, duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mosdurim ndaj të dëmtuarve Bajraktari dhe Shefkiu, të cilët në cilësi të personave zyrtarë më 28 dhjetor 2022 kishin marrë vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit Dejan Pantiq.

“Ashtu që i pandehuri Arlind ka shpërndarë postimin me fjalët: “Ky aktgjykim është akttradhëti”, pastaj kanë vazhduar me postime tjera nxitëse “Për kë punon kjo gjykatë!?, e të ngjashme, ndërsa i pandehuri Egzon ka postuar shkrimin me fjalët: “Pas atentatit që kreu në Paris, ndaj Esat Pash Toptanit, ndër të tjera, Avniu tha”, ku këtij shkrimi i dyshuari i ka bashkangjitur një fotografi me përshkrimin: “Tradhtarët plumbin e kanë hak”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, sipas aktit akuzues, me këto veprime të njëjtit kanë ndërmarrë veprime të rrezikshme, nxitëse e linçuese me tendenca për të ndikuar apo penguar ushtrimin e funksionit të të dëmtuarve e cila ka mund të prishë rendin publik dhe të dëmtojë imazhin dhe integritetin e tyre personal.

Me këtë, secili veç e veç, ngarkohen për veprën penale: “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, sipas aktakuzës të pandehurit Elshani dhe Zenelaj, menjëherë pas postimeve të të pandehurve të lartcekur në mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e parë, të nxitur nga të njëjtit, të pandehurit me dashje kanë kanosur të dëmtuarit Afrim Shefkiu dhe Mentor Bajraktari.

“Ashtu që i pandehuri Qerim ka komentuar në postimin e të pandehurit Egzon Azemi me fjalët: “Atij jo plumin po bumen n’goj po u dashke me ja lshu që mos mi jet as copëza me hy n’dhe në tokën tonë!”, ndërsa i pandehuri Zenelaj kishte ndërmarrë aksion duke vendosur grafite në mure me mbishkrimin “Shtyllë e turpit gjyqtari Mentor Bajraktari dhe prokurori Afrim Shefkiu”, me ç’rast te të dëmtuarit kanë shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë”, thuhet në aktakuzë.

Me këtë, secili veç e veç po akuzohen se kanë kryer veprën penale të kanosjes nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Kosova News 07/03/2025 07/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve
19:33 -13/06/2026
​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec
19:29 -13/06/2026
Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta
19:23 -13/06/2026
Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?