Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi nga Parku i Gërmisë.
Në këto fotografi çdo gjë shihet se është zbardhur nga reshjet e borës që kanë filluar që nga mbrëmë pas mesnate.
“Magjia dimërore e Parkut Gërmia. Një oazë e qetësisë, ku pemët të mbërthejnë me bukurinë e tyre dhe ofrojnë pamje magjepsëse. Çdo hap që bëni do të përjetoni momente mahnitëse”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.


