Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të Skenderajt lidhur me rrahjen fizike të zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani, gjatë ditës së djeshme në një kafene të qytetit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka bërë të ditur se intervistimi është përfunduar dhe se rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë.
“Intervistimi i Sami Lushtakut është kry. Rasti ka shku në procedurë të rregullt, hetimet për rastin vazhdojnë”, ka deklaruar Preteni.


