Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Alban Zogaj, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se kërkesa e banorëve të lagjes Kalabria për lidhjen e kësaj lagjeje me Dardaninë po realizohet, njofton KosovaNews.
Ai tutje shton se kjo rrugë do të lirojë komunikacionin në disa pjesë të kryeqytetit.


