KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK: Themelimi i UP-së shënon fillimin historik të emancipimit arsimor
Arsim

LDK: Themelimi i UP-së shënon fillimin historik të emancipimit arsimor

Kosova News
Kosova News 18:09 -15/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kujtuar 53-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.

Universiteti i Prishtinës shënon 53-vjetorin e themelimit

Përmes një njoftimi për media, LDK thotë se kjo ngjarje shënon fillimin historik të emancipimit arsimor, kulturor dhe shoqëror të Kosovës, natyrisht për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit, por edhe për krijimin dhe afirmimin e vetëdijes politike që do të çonte në mëvetësimin e Kosovës.

“Përgjatë ekzistencës së vet, Universiteti i Prishtinës ka luajtur rol të rëndësishëm në kthesat historike të Kosovës në tri dekadat e shekullit të kaluar, por edhë në shekullin e ri, që u kurorëzuan me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Sipas LDK-së, përkundër vështirësive, Universiteti i Prishtinës ka përmbushur misionin e tij parësor të studimit, të shkencës dhe në udhëheqjen e reformave për avancimin e arsimit të lartë në Kosovë.

“Universiteti i Prishtinës është insitucioni prijës në arsimin e lartë në Kosovë, më i ranguari prej universiteteve në hapësirën shqiptare. Synimet e Universitetit të Prishtinës dhe të Kosovës përgjithësisht duhet të jenë për përparime të mëtejme në gamën dhe cilësinë e studimeve dhe të kërkimeve, për të qenë në hap me zhvillimet ndërkombëtare”, vlerëson LDK-ja.

LDK-ja vlerëson se cilësia në arsimin e lartë sigurohet me vizion të qartë të politikave arsimore nga qeveria duke siguruar përkrahje konkrete për universitetet në bazë të trendeve ndërkombëtare dhe kërkesave të tregut të Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të sigurojë që reforma që garantojnë cilësi në studime; projekte hulumtuese e inovative; konkurrueshmëri ndërkombëtare dhe paga të dinjitetshme në bazë të performancës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin LDK-së.

Po ashtu, në njoftim thuhet se LDK ka propozuar që koeficienti të jetë 125, i cili do të siguronte të ardhura të dinjitetshme për stafin akademik dhe administrativ, shtytje për punë me përkushtim të lartë, për të mirën e studentëve, të universiteteve dhe të gjithë shoqërisë sonë.

Kurti: Universiteti i Prishtinës kontribuoi shumë në shtetndërtimin e Kosovës
Nagavci: Cilësia akademike që ofron Universiteti i Prishtinës është përcaktuese e zhvillimit të Kosovës

Gjithashtu lexoni:

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

Kosova News 15/02/2023 15/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?