Sot kur i gjithë populli i Kosovës i ka sytë në Ohër të Maqedonisë së Veriut aktori Çun Lajçi ka bërë një shkrim në përkrahje të kryeministrit Kurti. Ai ka thënë se Kurti nuk është vetëm duke thënë se sot Kosova quhet Albin dhe se Kosova gjithmonë e ka pasë dikend që e ka dashtë ma shumë vendin se vetën, ma shumë hallet e saj se pasuninë.
Lajçi ka thënë se në mbështetje të kryeministrit do duhej të jenë edhe liderët e opozitës duke i përmendur me emra dhe se ata duhet ta bartin përgjegjësin e marrëveshjeve në të kaluaren që tash po vihen si barrë mbi kryeministrin Kurti.
“Albini s’asht fajtori, sa do që po mundoheni t’ia varni kumonën n’qafë” ka thënë ndër të tjera Lajçi.
Statusi i plotë:
“Sot Kosova quhet Albin
Dhe nuk asht vetëm, se Kosova kurrë s’ka qenë e vetmueme!
Gjithmonë e ka pasë dikend që e ka dashtë ma shumë vendin se vetën, ma shumë hallet e saj se pasuninë!
E ky asht populli!
Sot Albini s’do të duhej të jetë i vetmuem buzë liqenit me emnin e lashtë “OH TOKË”, – Oh-rid!
Do t’duhej t’jenë me shpirt e zemër edhe Memli edhe Lumiri edhe Ranushi, që ma n’fund ta kuptojnë se dikush para tyne e lavroi mbrapsh arën. Hullinë e parë e gërrithi qyshë s’duhej e sot t’përpiqën t’lavrojnë thellë e drejt, që nesër mos të rritën kopilat as bastardët tokës dardane!
Sot Kosova quhet Albin, dhe mos e leni vetëm, se toka s’ka gjuhë, po ka gjak shqiptarësh e ata s’janë fajtor pse dikush para tij gaboj e vuni firma n’letra!
Albini s’asht fajtori, sa do që po mundoheni t’ia varni kumonën n’qafë!


