Policia e Kosovës, sot ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “shpërlarje e parave” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Ndërsa, njëri nga personat e arrestuar është një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.
Sipas burimeve të Kosovanews, bëhet e ditur se zyrtari i ATK-së, i dyshuar për këtë rast është inspektori Besar Meha.
Sipas njoftimit të Policisë, vlera e parave të cilat dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion.
“Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se zyrtari i arrestuar, ka qenë deri vonë inspektor në regjionin e ATK-së në Mitrovicë dhe se deri tash e një kohe është transferuar në Prishtinë, në një njësi që ka për mbikëqyrje tatim-paguesit e mesëm.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.



