KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për tregun e lirë të energjisë, çështja kthehet në rishqyrtim
Lajme

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për tregun e lirë të energjisë, çështja kthehet në rishqyrtim

Kosova News
Kosova News 15:59 -30/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konstatuar shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm në një rast që lidhet me tregun e lirë të energjisë elektrike, duke shpallur të pavlefshëm një vendim të Gjykatës Supreme dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim.

Bëhet fjalë për rastin KI322/25, të fituar para Gjykatës Kushtetuese nga Zyra Ligjore Basha Kraja LLC, e cila përfaqësoi klientin në këtë procedurë. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Gjykata Supreme kishte cenuar të drejtën për qasje efektive në gjykatë, duke refuzuar të shqyrtojë në substancë një padi që kishte të bënte me një Udhëzues të nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Kontesti lidhej me një udhëzues të ZRRE-së që, sipas pretendimeve të paraqitura në gjykatë, kishte prodhuar pasoja të drejtpërdrejta juridike dhe ekonomike për operatorët ekonomikë, duke ndikuar në kalimin e tyre nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike në tregun e lirë.

Sipas pretendimeve të paraqitura nga pala paditëse, udhëzuesi kishte ndryshuar në substancë kriteret e përcaktuara me Ligjin për Energjinë Elektrike, pavarësisht se ishte paraqitur si një dokument me karakter udhëzues. Për këtë arsye, ishte kërkuar që ligjshmëria dhe efektet e tij të shqyrtoheshin në mënyrë të plotë nga gjykatat.

Megjithatë, Gjykata Supreme kishte refuzuar ta shqyrtonte çështjen në substancë, duke u fokusuar kryesisht në formën juridike të aktit dhe duke vlerësuar se ai nuk përbënte akt që mund të kontestohej në procedurë gjyqësore.

Në aktgjykimin e saj, Gjykata Kushtetuese theksoi se gjykatat nuk mund të kufizohen vetëm në emërtimin ose formën e një akti, por duhet të analizojnë edhe efektet reale juridike që ai prodhon. Sipas saj, qasja e ndjekur nga Gjykata Supreme kishte qenë tepër formaliste dhe nuk kishte adresuar ndikimin konkret që udhëzuesi mund të kishte në të drejtat dhe interesat juridike të palës.

Kushtetuesja vlerësoi se mosshqyrtimi i substancës së pretendimeve dhe fokusimi vetëm në formën e dokumentit kishte cenuar të drejtën për qasje efektive në gjykatë, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standardet evropiane për të drejtat e njeriut.

Për pasojë, Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshëm Aktvendimin e Gjykatës Supreme me numër P.A. nr. 24/2025 dhe urdhëroi kthimin e çështjes për rishqyrtim.

Ky aktgjykim konsiderohet i rëndësishëm jo vetëm për palët e përfshira në këtë rast, por edhe për zhvillimin e jurisprudencës kushtetuese në Kosovë. Ai riafirmon parimin se mbrojtja gjyqësore e të drejtave nuk duhet të pengohet nga formalizmat procedurale kur në pyetje janë të drejta dhe interesa reale juridike.

Njohës të çështjeve juridike vlerësojnë se vendimi dërgon një mesazh të qartë se institucionet dhe gjykatat duhet të vlerësojnë përmbajtjen dhe efektet konkrete të akteve administrative dhe rregullatore, e jo vetëm formën e tyre, veçanërisht kur ato mund të ndikojnë drejtpërdrejt në pozitën juridike dhe ekonomike të qytetarëve apo operatorëve ekonomikë.
Përfaqësuesit e Zyrës Ligjore Basha Kraja LLC kanë vlerësuar se aktgjykimi përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e parimeve kushtetuese që lidhen me qasjen në drejtësi dhe mbrojtjen efektive gjyqësore të të drejtave, duke theksuar se drejtësia nuk mund të kufizohet vetëm në formalizma procedurale kur një akt prodhon pasoja konkrete juridike dhe ekonomike. 

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu dekoron senatoren Ernst: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë

KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut

Kosova News 30/05/2026 30/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?