Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim personin Vezir (Ramush) Haziraj, i lindur më 21 shtator 1997, i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 7 gusht 2026, në fshatin Orroberd të Istogut. Policia njofton se i dyshuari mund të jetë i armatosur.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij apo rastin, ta raportojnë te Policia e Kosovës.
Informacionet mund të dërgohen në adresën elektronike [email protected], përmes numrit 192 ose 0800 19 999, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Policia apelon që qytetarët të mos tentojnë ta kontaktojnë apo ndalojnë vetë personin, por çdo informacion ta përcjellin te autoritetet kompetente



