Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Bëhet e ditur se në fillim të takimit ambasadori Westerlund e uroi kryeministrit Kurti për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave dhe për hapat e formimi të institucioneve në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Republikës. Gjithashtu, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Suedi, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja”, thuhet në njoftim.
Tutje, kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës dhe për angazhimin e tij në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.


