Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar nismës për shkarkimin nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai mori shumicën e votave të delegatëve për të mbetur në krye të partisë. Kuvendi u thirr pas pakënaqësive dhe kërkesës së disa degëve e figurave partiake pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ku LDK-ja doli sërish e treta. Pavarësisht përplasjeve të brendshme dhe akuzave për sabotazh, rreth 330 delegatët e pranishëm morën pjesë në votimin e fshehtë që i dha fund dilemave për lidershipin e partisë.
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
Gjithashtu lexoni:
KosovaNewss


