Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, gjatë vizitës në organizatën joqeveritare “Medica Gjakova”.
Mbështetja për të mbijetuarat për të gëzuar të drejtat e tyre dhe destigmatizimi i dhunës seksuale, ishin në qendër të takimit të përbashkët me ish- presidenten Atifete Jahjaga dhe drejtoreshën e “Medica Gjakova”, znj. Mirlinda Sada.
Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë për përkrahjen e pakushtëzuar të familjeve dhe shoqërisë, për të luftuar stigmën e cila i përcjellë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale.


