I është rikthyer sërish mandati i 23-të Partisë Demokratike të Kosovës, pas numërimit të 92.58 për qind të votave.
Kjo pasi me numërimin 92.51 për qind të votave, LVV-së iu shtua mandati i 52-të të cilin e mori nga PDK-ja.
Aktualisht po numërohen votat me postë.
Aktualisht LVV-ja ka 45.49 për qind e votave apo 344.588 vota, PDK-ja 20.12 për qind të votave apo 152.451 vota, LDK-ja 17.13 për qind apo 129.770 vota, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.93 apo 52.482 vota.


