Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha sektori i teknologjisë sa vjen e po zhvillohet. Sipas tij, me mbi 1500 kompani të regjistruara, nga të cilat më shumë se 85% eksportojnë shërbime, ai ka potencial të jashtëzakonshëm për rritje.
“Sektori i teknologjisë veçse është sektori me rritjen më të shpejtë në ekonominë e vendit tonë. Atij iu shtua një vlerë tjetër, hapja e kompanisë së re Carvago by Gjirafa, një partneritet ky ndërmjet kompanisë së teknologjisë digjitale, Gjirafa dhe kompanisë Carvago Holding nga Republika Çeke. Bashkë le të vazhdojmë ta kultivojmë një kulturë inovacioni, të tërheqim investime të huaja dhe të çojmë shtetin tonë drejt një të ardhmeje më të begatë për të gjithë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.


