Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski i ka publikuar fitografitë ku shihet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, kreu i BDI Ali Ahmeti.
Nesër, ndërkaq, do të mbahet takimi ku do të marrin edhe Milojko Spajiç, kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.


