Kryeministri Kurti, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se ka marrë pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare të Rinisë për VETËVENDOSJE, të parën konferencë të këtij lloji në vendin tonë. Kurti ishte i ftuar si folës në panelin “Ballkani Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe perspektiva e të rinjve”.
“Në konferencën e parë ndërkombëtare të Rinisë për VETËVENDOSJE!, të parën konferencë të këtij lloji në vendin tonë, pata nderin dhe kënaqësinë të jem i ftuar si folës në panelin “Ballkani Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe perspektiva e të rinjve”, ka thënë kryeministri.
Kurti ka deklaruar se bashkë me dy partnerët socialdemokratë, zëvendëspresidenten e Partisë së Socialistëve Evropianë nga Maqedonia e Veriut, znj. Radmila Šekerinska dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Socialistëve nga Mali i Zi, z. Aleksandar Bogdanović, ndër të tjerash kanë diskutuar për të ardhmen tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe rolin e të rinjve tanë në këtë rrugëtim.
“Bindja që ndajmë është që vizioni dhe bashkëpunimi ynë i bazuar në parime dhe vlera socialdemokrate si liria, demokracia e barazia, do të na ndihmojë në rrugën drejt një të ardhmeje të ndritshme për vendet tona dhe për popujt tanë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.


