KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti merr përkrahje për liberalizim të vizave nga Ministri i Punëve të Jashtme të Qipros
Politikë

Kurti merr përkrahje për liberalizim të vizave nga Ministri i Punëve të Jashtme të Qipros

Kosova News
Kosova News 16:30 -05/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Greqi ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Ioannis Kasoulides.

Në deklaratën e publikuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës thuhet se Kryeministri Kurti foli me Ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros Ministri Kasoulides, për zhvillimet pozitive në Kosovë, rritjen ekonomike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërsa përgëzoi Kryeministrin Kurti për ndryshimet demokratike dhe stabilitetin e arritur në vend, Ministri Kasoulides theksoi se Qipro dëshiron të shtojë komunikimin dhe bashkëpunimin me Kosovën. Ai konfirmoi mbështetjen e Qipros për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kryeministri theksoi potencialin për lëvizje pozitive në raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Qipros. Ai potencoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dëshmuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai i bëri ftesë Ministrit Kasoulides për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, për të parë personalisht zhvillimet pozitive në vend.

Ky takim u realizua në kuadër të pjesëmarrjes së Kryeministrit Kurti, në Tryezën e Rrumbullakët organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian. Gjatë qëndrimit të tij atje, kryeministri po zhvillon takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kuvendi rikthehet në seancë konstituive

Tjetërsuan  pronën 1.5 milionë euro në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona, në mesin e tyre dhe zyrtarë komunal

Arrestohen dy zyrtarë të Komunës së Fushë-Kosovës, pjesë e rastit edhe Krimet Ekonomike

Vela demanton Avdullah Hotin: Bekim Sejdiu nuk ishte këshilltar politik i presidentes, ishte ekspert i jashtëm!

TAGGED: Kurti, Qipro, Viza
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?