KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti kujton dëshmorët e shkollës shqipe në Uçë të Istogut  
Lajme

Kurti kujton dëshmorët e shkollës shqipe në Uçë të Istogut  

Kosova News
Kosova News 20:27 -31/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Kurti ka përkujtuar dëshmorët e shkollës shqipe të vrarë nga policia serbe para 31 vjetësh në fshatin Uçë të Istogut, të cilët kishin dalë në mbrojtje të një grup nxënësish filloristë që po shkonin në shtëpi-shkolla për të vijuar mësimet, e të cilët u maltretuan fizikisht.

“Në 31 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve të shkollës shqipe në Uçë. Në mëngjesin e 31 janarit të vitit 1992, teksa një grup nxënësish filloristë po shkonin në shtëpi-shkolla për të vijuar mësimet, gjatë rrugës kryesore të fshatit Uçë në Istog, ndalohen nga policia serbe. Ndaj nxënësve u ushtrua dhunë psikike përmes kërcenimeve e sharjeve. Pastaj policët serb maltretuan nxënësit edhe fizikisht.Me t’i dëgjuar britmat e nxënësve, në mbrojtje të tyre dalin banorët e shtëpive në afërsi. Pas rezistencës së tyre karshi policisë dhe kërkesës së tyre për t’i lënë nxënësit e lirë për të shkuar në shkollë, qëllohen për vdekje: Bajram Hoxhaj vdes në vend, Muharrem Hysenaj vdes rrugës për në spital e Hasan Hysenaj vdes pas disa ditësh. Të plagosur mbeten: Imer dhe Azllan Hysenaj. Gjatë ditëve në vijim, policia serbe burgosi e torturoi disa nga familjarët e të vrarëve dhe të plagosurve, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, rënia e tre dëshmorëve në Uçë ngriti rezistencën për hapjen e shkollave shqipe, të mbyllura nga pushteti shovinist i Serbisë anembanë Kosovës.

Varrimi i tyre qe zgjim kombëtar. U nderuan me një ceremoni ku nxënësit recituan poezi në shqip, u mbajtën fjalime e u ngrit flamuri kombëtar mbi minarën e xhamisë së fshatit Uçë.

“Që nga ajo ditë, shkolla e mesme e ulët e fshatit Uçë mbanë emrin “Tre dëshmorët e shkollës shqipe”, duke e kujtuar ndër breza aktin heroik të Bajram Hoxhës, Hasan Hysenaj e Muharrem Hysenaj. Pos jetës së tyre, ata dhanë edhe kushtrimin e thirrjen kombëtare për mbrojtje të shkollës e të gjuhës shqipe”, ka thënë kryeministri Kurti.

Sot u bë përurimi i objektit të shkollës së re në fshatin Uçë. Mbanë emrin: “Tre dëshmorët e shkollës shqipe”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

Kosova News 31/01/2023 31/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?