KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti kritikon Prokurorinë Speciale për mosveprim në rastin e zhdukjes së Ukshin Hotit
Lajme

Kurti kritikon Prokurorinë Speciale për mosveprim në rastin e zhdukjes së Ukshin Hotit

Kosova News
Kosova News 13:21 -16/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Prokurorinë Speciale për mungesën e veprimit në rastin e zhdukjes së profesorit dhe politikanit Ukshin Hoti, duke theksuar se edhe pas 26 vjetësh nuk është ngritur asnjë aktakuzë, as në mungesë, ndaj personave të përfshirë në këtë krim.

Ukshin Hoti u arrestua në vitin 1994 për aktivitetin e tij politik dhe u dënua me pesë vjet burgim. Më 16 maj 1999, një ditë para përfundimit të dënimit, ai u nxor nga Burgu i Dubravës dhe që nga ajo ditë rezulton i zhdukur.

“Dokumenti zyrtar i lirimit, i nënshkruar nga drejtori i burgut Aleksandër Rakoçeviq, dëshmon se ai u lirua formalisht, por në realitet, lirimi i tij ishte akti i fundit para zhdukjes. Në listat e burgut, emri i Ukshin Hotit është fshirë me laps, me shënimin ‘ka mbaruar dënimin’. Mbikëqyrësi Branko Komatina e nxori atë nga dhoma ku qëndronte i burgosur, ndërsa Hoti mbante me vete vetëm një thes me gjëra personale. Prej asaj dite nuk është parë më”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri në detyrë theksoi se kjo zhdukje është pjesë e një krimi shtetëror të Serbisë, dhe se zinxhiri i përgjegjësisë shtrihet deri në nivelet më të larta të qeverisë së atëhershme serbe. Ai shtoi se autoritetet serbe jo vetëm që e zhdukën Ukshin Hotin, por disa ditë më vonë kryen edhe masakrën e njohur të Dubravës mbi të burgosurit shqiptarë.

Dokumente të rëndësishme për këtë rast, përfshirë edhe ato që identifikojnë zyrtarët përgjegjës, janë publikuar që në vitin 2011 nga Ukë Thaçi në librin “Masakra në burgun e Dubravës”, dhe siç shkruan tutje Kurti, dëshmitë e bashkëvuajtësve janë të shumta. Megjithatë, kryeministri në detyrë thekson se asnjë aktakuzë nuk është ngritur deri më sot.

Kurti e quajti këtë mungesë veprimi një “boshllëk të dhimbshëm” në përpjekjen për drejtësi dhe kërkoi nga organet e drejtësisë që të veprojnë me përgjegjësi morale e kushtetuese.

“Republika e Kosovës kërkon zbardhjen e plotë të rastit të zhdukjes së Ukshin Hotit dhe drejtësi për të, sikurse për të gjithë të zhdukurit me dhunë. Ukshin Hoti është dhe do të mbetet një nga figurat më të mëdha të historisë dhe mendimit politik shqiptar”, përfundoi Kurti.

Gjithashtu lexoni:

FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Kosova News 16/05/2025 16/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?