KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian
Politikë

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

KosovaNewss
KosovaNewss 20:39 -16/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Samitin e Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku përpara liderëve evropianë kërkoi heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, të cilat i cilësoi të padrejta dhe dëshpëruese për qytetarët, sidomos për të rinjtë.

“Emigrimi lidhet edhe me erozionin e shpresës dhe besimit brenda shteteve. Duhet të investojmë për të rritur shpresën, veçanërisht tek të rinjtë. Por si mund të flasim për rritje të shpresës, kur vendet që janë 100% të harmonizuara me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si Kosova, ndëshkohen me masa kufizuese?”, tha Osmani.

Presidentja theksoi se Kosova është shteti më i përafruar me Bashkimin Evropian në aspektin politik dhe të sigurisë, megjithatë është i vetmi vend në tryezën e samitit që mbetet nën masa ndëshkuese nga vetë BE-ja.

“Nuk ka asnjë shpjegim të qartë pse këto masa vazhdojnë. Për këtë arsye, edhe një herë i bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij të marrin vendimin e guximshëm për t’i hequr këto masa ndaj kombit më pro-evropian në botë”, u shpreh Osmani.

Ajo rikujtoi se 97% e qytetarëve të Kosovës janë pro-evropianë dhe se kjo përkushtim nuk duhet të merret si i mirëqenë.

 “Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, që nuk e shtyn emigrimin, por ka potencial për të kontribuar në zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e vetë BE-së”, shtoi ajo.

Presidentja përfundoi duke theksuar se mbajtja e masave ndaj Kosovës nuk është shenjë force strategjike, por e konfuzionit, dhe se Bashkimi Evropian ka nevojë për një vendim të guximshëm për të forcuar shpresën, jo për ta zbehur atë.

Gjithashtu lexoni:

Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi

Peci reagon ndaj Abdixhikut: “A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!”

Murati i reagon Abdixhikut (LDK): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!

KosovaNewss 16/05/2025 16/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin
21:09 -20/06/2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim
20:37 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?