KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
Lajme

Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Kosova News
Kosova News 14:43 -04/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

“Prekazi zë një vend të posaçëm në kujtesën historike të popullit tonë”, ka deklaruar kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë prezantimit të ecurisë së hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Duke e vlerësuar këtë si një nga projektet më të rëndësishme të Republikës së Kosovës në fushën e kujtesës historike, trashëgimisë kulturore dhe identitetit, kryeministri tha se trajtimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” nuk është vetëm një projekt i planifikimit hapësinor, konservimit apo muzealizimit, por një detyrim institucional për ta ruajtur, dokumentuar dhe përcjellë me dinjitet këtë trashëgimi te brezat që vijnë.

“Qëndresa dhe sakrifica e familjes Jashari e shndërruan atë në simbol të mbrojtjes së atdheut dhe të përkushtimit ndaj lirisë, duke dëshmuar se liria nuk është vetëm ideal politik, por edhe vlerë për të cilën flijohet gjithçka”, tha ai.

Pas prezantimit të ecurisë, kryeministri në detyrë Kurti tha se, sipas planifikimeve, gjatë këtij viti pritet të përfundojnë projektet e konservimit të Kullave të Rezistencës.

Ndërsa shtoi se kjo do t’i mundësojë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të iniciojë procedurat e prokurimit për zbatimin e këtyre projekteve, duke shënuar kalimin nga faza e planifikimit dhe projektimit në fazën e ndërhyrjeve konkrete konservuese në terren.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten plotësisht të përkushtuara për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme institucionale, profesionale dhe financiare, në mënyrë që ky projekt të përmbyllet me sukses dhe të realizohet sipas standardeve më të larta teknike e profesionale, në përputhje me rëndësinë historike, kulturore dhe shtetërore që bart për vendin tonë”, deklaroi Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu dekoron senatoren Ernst: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë

KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut

Kosova News 04/06/2026 04/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?