Kryeministri Albin Kurti, uroi Slloveninë me rastin e ditës së pavarësisë.
Në këtë ditë, kryeministri Kurti tha se Kosova gëzohet dhe gjen inkurajim në sukseset e Sllovenisë dhe qytetarëve të saj.
“Kosova gëzohet dhe gjen inkurajim në sukseset e Sllovenisë dhe qytetarëve të saj”, deklaroi Kurti.
“Jam shumë i bindur se bashkëpunimi ynë dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të jetë i dobishëm për të ardhmen e dy vendeve tona”.
“Naj živi Slloveni!”, uroi Kurti në sllovenisht. /RTKlive/