KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti viziton Dragashin: Në këtë fatkeqësi kemi pasur fat që nuk ka vdekur askush
Politikë

Kryeministri Kurti viziton Dragashin: Në këtë fatkeqësi kemi pasur fat që nuk ka vdekur askush

Kosova News
Kosova News 15:58 -27/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të enjten Komunën e Dragashit, e cila u prek dje nga vërshimet e ujit të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut. Me këtë rast ai ka theksuar “në këtë fatkeqësi kemi pasur fat meqë nuk ka vdekur askush”.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, Kurti së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladinin dhe përfaqësues të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ka vizituar zonat më të prekura nga këto vërshime, përkatësisht fshatit Kuk të kësaj komune.

Kurti nga Kuki i Dragashit tregon si kaloi në Bruksel: Përgjithësisht mirë

“Bashkë me Kryetarin e Komunës së Sharrit/Dragashit, Bexhet Xheladinin dhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, dhe me përfaqësuesin nga AME-ja, që njëkohësisht është edhe në Komisionin Vlerësues, Kryetar i Komisionit Vlerësues, Kastriot Lajçin, dhe me kolegë të tjerë nga Komuna e Dragashit, erdhëm në fshatin Kuk që të shohim për së afërmi pasojat e mëdha të cilat janë shkaktuar nga vërshimi i madh i djeshëm që kishte përmasat e një fatkeqësie natyrore meqenëse përrockat e malit Sharr, u bënë më të mëdha se sa lumenjtë e Kosovës”, ka thënë Kurti, thuhet në njoftim.

Sipas kryeministrit sasi enorme të ujit kanë vërshuar fshatin dhe fati në këtë fatkeqësi ka qenë që nuk ka vdekur askush.

“Jemi këtu në vendin në të cilin është bllokuar ura edhe përfundi edhe sipër dhe më pastaj sasi enorme të ujit kanë vërshuar fshatin. Jemi me shumë fat që kjo sasi e madhe e ujit, ky vëllim gjigant i djeshëm për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe të breshrit ka qëlluar në një kohë gjatë ditës kur asnjëri prej banorëve nuk ka qenë në bodrum të shtëpisë. Përndryshe, po të kishin qëlluar në bodrume të shtëpisë do të kishin vdekur, meqenëse uji i ka vërshuar bodrumet e banorëve nëpër shtëpitë e fshatit Kuk. Në këtë fatkeqësi pra kemi pasur fat që nuk ka vdekur askush. E kemi parë më herët para disa javësh se si në Gjermani pati edhe viktima në njerëz pikërisht për shkak se kur ndodhin vërshimet atëherë njerëzit që ndodhen në bodrume janë të rrezikuar në mënyrë fatale. Por, këtu kemi pasur fat, dhe më vjen mirë për këtë gjë”, ka deklaruar Kurti.

Tutje duke pohuar se dëmet janë të mëdha ka shtuar se “me Komisionin vlerësues duhet të shohim se sa mund të ndihmojmë, çka të riparojmë e rindërtojmë”.

“Nuk janë të korrigjueshme menjëherë e përnjëherë. Ka dëme në infrastrukturë dhe atë jo vetëm në rrugë e në ura, por edhe në gypat e ujësjellësit, në gypat e kanalizimit, si dhe në gypat e Telekomit të Kosovës, në kabllot e ndryshme të cilat kanë siguruar edhe furnizimin me energji elektrike. Ka shtylla të cilat tash paraqesin rrezik për njerëzit dhe do të na duhet që të merremi me të gjitha këto bashkë me komunën”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se duhet qëndruar pranë qytetarëve pa dallim, meqenëse kjo është një fatkeqësi natyrore, e cila është e lidhur edhe me ndryshimet klimatike, apo edhe me krizën mjedisore që e ka kapluar jo vetëm rajonin e kontinentin. “Prandaj, duhet t’i marrim masat në mënyrë që të rimëkëmbim çka mundemi, por edhe të nxjerrim mësimet që situatat e këtilla të mos përsëriten as këtu dhe as ndokund tjetër”, është shprehur kryeministri i Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Kosova News 27/06/2024 27/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Dortmundi fiton goleadën ndaj skuadrës afrikane
20:04 -21/06/2025
Bizneset kërcënojnë me bllokadë të rrugëve nëse ZRRE-ja nuk pezullon vendimin, afati përfundon sot
19:27 -21/06/2025
Houthi kërcënon ShBA-në nëse e sulmon Iranin
18:58 -21/06/2025
Mbappe mungon sërish për Real Madrid
18:46 -21/06/2025
Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja
18:25 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?