KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bizneset kërcënojnë me bllokadë të rrugëve nëse ZRRE-ja nuk pezullon vendimin, afati përfundon sot
Lajme

Bizneset kërcënojnë me bllokadë të rrugëve nëse ZRRE-ja nuk pezullon vendimin, afati përfundon sot

Kosova News
Kosova News 19:27 -21/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, më 21 qershor, përfundon afati 10-ditor që komuniteti i bizneseve i kishte dhënë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për pezullimin e vendimit që i detyron kompanitë të furnizohen me energji nga tregu i hapur,.

Ky afat u vendos më 11 qershor, gjatë protestës së dytë të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, ku qindra përfaqësues të ndërmarrjeve të mëdha paralajmëruan masa më të ashpra në rast se kërkesat e tyre injorohen.

Me skadimin e këtij afati, përfaqësuesit e bizneseve paralajmërojnë protesta të reja, përfshirë bllokimin e rrugëve nacionale dhe autostradave, nëse ZRRE nuk reagon.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, tha për Ekonomia Online se vendimi i ZRRE-së po rrezikon mijëra vende pune dhe ka dëmtuar rëndë imazhin dhe funksionimin e kompanive të mëdha në Kosovë.

“Dy protestat e organizuara nga komuniteti i bizneset dhe të mbështetura nga organizata ekonomike dhe nga Aleanca e Biznesit kanë pasur të vetmin qëllim: të zbrapset vendimi i ZRRE-së, ku bizneset e fuqishme, i nxjerr në një treg të hapur dhe tregu i hapur dhe i lirë është shumë i shtrenjtë. Me këtë është duke na rrezikuar bizneseve me më shumë se 143 mijë punëtorë dhe që kompanitë mund të ulin numrin e të punësuarve”, tha Shahini.

Sipas tij, përmes këtij vendimi, po dërgohet sinjali se në Kosovë mbështeten vetëm ndërmarrjet e vogla, ndërsa vendit i nevojiten korporata të mëdha.

“Po rrezikohet imazhi i kompanive të fuqishme dhe me këtë ne po tregojmë se ne kemi politikën vetëm për të zhvilluar kompanitë e vogla, jo të mëdha. Kurse në Kosovë kemi nevojë për korporata të fuqishme”, shtoi ai.

Shahini njoftoi se pas protestave të mëhershme, KEK-u ka ofruar furnizim me energji për gjashtë muajt e ardhshëm për bizneset, por me çmim të tregut të hapur, që sipas tij është ende shumë i lartë dhe i papërballueshëm për kompanitë.

“Ne kemi dhënë një afat shtesë 10-ditor dhe kjo kohë ka përfunduar dhe në javën e ardhshme do të ulemi të diskutojmë për hapat e ardhshëm me komunitetin e biznesit”, tha ai.

Në rast se kërkesat nuk merren parasysh, Shahini tha se mund të realizohet një protestë gjithëpërfshirëse dhe në këtë kuadër edhe bllokimin e rrugëve kryesore dhe autostradave të vendit nga ana e bizneseve.

“Ne do të vazhdojmë me protesta. Kërkesat e komunitetit të bizneseve në Kosovë janë që të bllokohen krejt rrugët e Kosovës, duke përfshirë edhe autostradën, me të gjitha makineritë potenciale që i kanë. Ne jemi duke shqyrtuar këtë kërkesë të tyre dhe me siguri që nëse një kërkesë e tillë do të miratohet nga gjithë ne organizatorët, atëherë ekonomia e vendit do të pësojë humbje të mëdha”, tha Shahini.

Ai vuri në dukje se vetëm nga dy protestat e kaluara, humbjet për ekonominë janë llogaritur në 10 milionë euro.

“Punëtorët, mjetet e punës janë ndalur, është ndalur procesi i punës, janë shpenzuar derivate, kohë. Ttë gjitha këto kanë pasur impakt negativ ekonomikisht”, tha ai.

Shahini po ashtu bëri të ditur se tashmë tri kompani janë prekur drejtpërdrejt nga vendimi i ZRRE-së, ku njëra ka mbyllur përkohësisht pikat e shitjes, një tjetër ka reduktuar numrin e punëtorëve, ndërsa disa të tjera kanë hyrë në riorganizim.

“Të gjithë këta nuk kanë qenë thjesht vetëm punëtorë. Ata kanë qenë edhe konsumatorë, tatimpagues, kontributdhënës në ekonomi dhe kështu neve po na varfërohet ekonomia, duke ulur nivelin e standardit përmes riorganizimit të kompanive”, tha ai.

Shahini paralajmëroi se nëse situata nuk ndryshon, Kosova do të mbetet një nga vendet më të shtrenjta për të bërë biznes në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

“Por nëse kjo do të vazhdojë, Kosova do të mbetet një ndër vendet më të shtrenjta në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë”, tha Shahini.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës

Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun

Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave

Kosova News 21/06/2025 21/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
20:59 -20/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?