Kryeministri i Kosovës, Ablin Kurti ka udhëtuar sot për në Austri për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Kurti, para se të nisë takimet zyrtare, ka takuar bashkatdhetarët.
“Zakonisht vizitat zyrtare i përmbyllim me takime me bashkatdhetarë. Kësaj radhe po e nisim me ta dhe me miq të shtetit të Kosovës. Mirë se po takohemi në Vjenë e ju faleminderit për mikpritjen!”, ka shkruar Kurti dhe ka postuar një video nga pritja që i është bërë.


