KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti nga Kroacia: Duhet të merremi me ekstremistët që e admirojnë Millosheviqin e Putinin
Politikë

Kryeministri Kurti nga Kroacia: Duhet të merremi me ekstremistët që e admirojnë Millosheviqin e Putinin

Kosova News
Kosova News 14:20 -09/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve që duhet ta zbatojnë, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektivë dhe Perspektivë” të premten në Dubrovnik.

Në këtë konferencë, siç raporton agjencia kroate e lajmeve “Hina”, Kurti theksoi se Kosova “duhet të merret me ekstremistët e dhunshëm, ultra-nacionalistët, të djathtët që besojnë në ‘botën serbe’ dhe ta shohin atë me botën ruse… këta janë njerëz që e admirojnë Millosheviqin apo Putinin”.

SHBA-ja dhe BE-ja i bënë thirrje Kurtit këtë javë që të largojë kryetarët e bashkive nga ndërtesat komunale dhe njësitë speciale të policisë që ndihmuan në vendosjen e tyre në komunat veriore.

Kryeministri tha se Kosovës “i duhet sundimi i ligjit dhe një datë për zgjedhje” dhe shtoi se ndërkohë Kosova mund të zvogëlojë praninë e njësive speciale të policisë nëse “ekstremistët e dhunshëm” ndalojnë trazirat.

“Mendoj se kjo është rruga përpara, së bashku me një dialog intensiv për zbatimin e marrëveshjes dhe ne kemi një marrëveshje që duhet ta zbatojmë”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin Abbott: Vendosja e sundimit të ligjit në veri e domosdoshme para zgjedhjeve

Media kroate “Hina” shkruan se Kosova dhe Serbia ranë dakord në mars për zbatimin e marrëveshjes së BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, e cila de facto do të sillte njohje reciproke, por presidenti serb Aleksandar Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë atë.

“Është një arritje e madhe e BE-së. Kemi arritur në një situatë ku Kosova dhe Serbia përfundimisht kanë një marrëveshje për normalizim”, ka shtuar tutje Kurti.

Kurti po merr pjesë në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektivë dhe Perspektivë” organizuar nga eurodeputeti kroat Tonino Picula në Dubrovnik.

Ai tha se Kosova Kroacinë e sheh si shembull të suksesit drejt integrimeve euro-atlantike.

“Kroacia është partner dhe aleat lider dhe Kroacinë e shohim si shembull shumë të suksesshëm në kontekstin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, tha kryeministri i Kosovës.

Kryeministri Kurti udhëton për një vizitë në Kroaci

“Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe se ai iu bashkua dialogut me Serbinë sepse ishte “organizuar nga Bashkimi Evropian, i cili e lehtëson atë bisedë”.

Në mesin e protestuesve në veri kishte edhe grupe kriminale – KFOR-i jep detaje për protestat në komunat veriore

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Kosova News 09/06/2023 09/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?